Tuesday , December 6 2016
struk

Cërrik, deputeti Balla mbledh strukturat e PS

Dega e Partisë Socialiste në Cërrik ka pasur një takim mes strukturave. Në këtë takim merrnin pjesë deputetët Taulant Balla e Musa Ulqini, prefeki Arben Kamami, kreu i degës Cërrik, Gëzim Salla dhe krerët e PS-së së njësive përbërese të bashkisë aktuale.

Qëllimi i kësaj mbledhjeje të socialistëve ka qenë organizimi dhe hartimi i strategjive elektorale në kuadër të zgjedhjeve parlamentare që janë më 2017. Deputeti Balla ka vënë theksin te serioziteti i këtyre angazhimeve politike pasi sipas tij qeveria ka një program të qartë për zhvillimin urban të qyteteve, në të cilin bën pjesë edhe bashkia e Cërrikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *