Sunday , December 4 2016
cerrik-festohet-64-vjetori-i-krijimit

CËRRIK, FESTOHET 64 VJETORI I KRIJIMIT

Cërriku kremton 64 vjetorin. Mbi gjysëm shekulli histori për një qytet të vogël që ka nxjerrë njerëz të mëdhenj.

Në mjediset e reja të Këshillit Bashkiak, është zhvilluar ceremonia zyrtare e përkujtimit të datës themeluese të qytetit. Në këtë ceremoni merrnin pjesë kryebashkiaku Altin Toska, intelektualë të qytëtit, mësues e gazëtarë dhe shumë figura që kanë kontribuar ndër vite për këtë qytet.

Gjatë fjalës së tij përshëdetëse, kreu i instirucionit vendor Toska, shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë pleiadën e punëtorëve, inxhinierëve e intelektualëvë që punuan dhe sakrifikuan për ndërtimin dhe zhvillimin e këtij qyteti.

Gjithashtu Toska theksoi se tashmë brezave të rinj u lind detyra ta shndërrojnë Cërrikun në një lokomotivë të zhvillimit urban. Gjatë aktivitetit u prezantua dhe stema e re e bashkisë e cila do të jetë simboli i ri unifikues i  qytetit dhe rrethinave te tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *