Thursday , April 19 2018

Cërrik, fillojnë punimet për rehabilitimin e qytetit

Më në fund pas disa dekada pritjeje, kanë filluar punimet për rikualifikimin urban të qytetit Cërrik. Firma nënkontraktore “Vëllëzërit Hysa” tashmë ka startuar punimet në këtë qytet. Fillimisht po kryhen ndërhyrje në asfaltin ekzistues.

Duke filluar nga hyrja e qytetit e deri në qendër, eskavatorët po gërmojnë tabanin aktual të rrugës në këtë segment. Pas sistemimit të këtij aksi brenda qytetit, punimet do të vijojnë më pas në qendër.

Mësohet se lëvizja e automjeteve është ndalur në sheshin qendror, në mënyrë që të lehtësojë punën e mjeteve të rënda.

Kjo është faza e parë e këtij projekti e cila ndërmerret në kuadër të Rilindjes Urbane të qyteteve të vendit në të cilën bën pjesë edhe Cërriku.

Një ndërhyrje e tillë pritet me mjaft interes pasi sipas planit të bërë publik edhe nga bashkia, ai synon të shndërrojë qendrën e qytetit në një mjedis modern urban që do të jetë sinkron me qendrat e qyteteve të mëdha në Shqipëri.

15320428_10207726242813592_1659142633_n 15282055_10207726242853593_1173415974_n 15280935_10207726242693589_801317430_n 15310253_10207726242653588_1106619644_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: