Sunday , December 11 2016

Cërrik, gati projekti për shtrimin e rrugëve të brendshme të qytetit

Infrastruktura në rrugët e brendshme të qytetit Cërrik lë shumë për të dëshiruar aktualisht. Segmetet më problematike janë ato në unazën e rrugës “Rinia” por edhe rruga “Çamëria” në lagjen nr. 3.

Mësohet se bashkia Cërrik ka tashmë gati projektin për rehabilitimin e këtyre segmenteve mjaft shqetësues për banorët, raporton elbasaniplus.

Sipas burimeve nga pushteti lokal, vlera që kapin investimet në këto rrugë kap shifrën e afro 140 milionë lekëve të reja. Padyshim që ky është një investim madhor që prek dy prej lagjeve kryesore të qytetit Cërrik për të cilat janë bërë shpesh premtime të mëdha, por ende nuk ka asgje konkrete.

Gjithsesi duket se kësaj here pushteti lokal ka siguruar edhe financimin dhe e ka përfshirë këtë projekt në buletinin e 100 sfidave që bashkia ka marrë përsipër të realizojë.

rruget-cerrik

rruget-cerrik2

rruget-cerrik3

rruget-cerrik4

rruget-cerrik5

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *