Thursday , December 8 2016

Cërrik, gjelberohet  fusha e stadiumit “Nexhip Trungu”

Fusha e stadiumit “Nexhip Trungu” në Cërrik, duket se po i rikthehet normalitetit. Drejtuesit e klubit të Turbinës së bashku me punonjësit e këtij stadiumi kanë kryer një punë intensive për përmirësimin e këtij terreni sportiv.

Pas shtrimit të tapetit të “Qemal Stafës” i cili nuk rezultoi i suksesshëm, kjo fushë është mbjellë sërish me bar natyral i cili tashmë ka mbirë në masën 70% duke i dhënë këtij mjedisi një pamje tërësisht të gjelbër.

Sipas burimeve zyrtare pranë këtij stadiumi, shpresohet që në muajin Janar, fusha të jetë tërësisht gati për të mirëpritur ndeshjet e klubit cërrikas. Gjithashtu në këtë stadium janë kryer ndryshime edhe tek pankinat. Pas heqjes se pankinave metalike, mësohet se do të  instalohen pankina të reja me material plastik. Gjithsesi problem mbeten dhomat e zhveshjes se lojtarëve, por edhe vendi i mediave që lë shumë për të dëshiruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *