Saturday , December 3 2016
15174479_10207648661274102_723481084_n

Cërrik, investitorë italianë vizitojnë bashkinë

Një grup investitorësh italianë kanë vizituar bashkinë e Cërrikut. Takimi mes delegacionit të vendit fqinjë dhe përfaqësuesve të administratës është zhvilluar në mjediset e reja të instirucionit vendor.

Kryebashkiaku Altin Toska ka mirëpritur këtë delegacion duke i njohur ata me resurset dhe mundësitë e zhvillimit që ofron aktualisht qyteti i Cërrikut.

Palët kanë diskutuar për tematika konkrete në të cilat pritet që investimet e huaja të përfshijnë thuajse të gjitha sferat e zhvillimit ekonomik në Cërrik.

Drejtimi i bashkisë nga një ish-investitor shqiptar në Itali, siç është kryebashkiaku Toska, e ka shtuar prezencën e përfaqësive të huaja në Cërrik, veçanërisht atyre italiane.

15207878_10207648661234101_1850116764_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *