Thursday , December 8 2016
simbolet-e-reja-c2

Cërrik, Këshilli Bashkiak miraton simbolet e reja

simbolet-e-reja-cKëshilli bashkiak i Cërrikut në mbledhjen e radhës, e cila është zhvilluar në mjediset e reja të bashkisë,  ka miratuar simbolet e reja që do të identifikojnë tashmë  institucionin vendor. Në unanimitet të plotë, është miratuar logo e re e bashkisë e cila është projektuar nga një studio e specializuar në këtë fushë. Për hartimin e stemës janë marrë parasysh disa elementë identitarë të qytetit.simbolet-e-reja-c2

Stema e bashkisë Cerrik  përfaqëson të gjithë bashkinë e re Cerrik. Në të janë të ndërthurura më së miri e kaluara e kësaj bashkie, e përfaqësuar nga kalaja e Qafës e periudhës Bizantine. Po kështu të përfaqësuara janë dhe kodrat e buta dhe fushat që janë të tilla në pjesën më të madhe të bashkisë.

Së treti dy lumejtë që kalojnë në këtë bashki, ai Shkumbin dhe Devoll. Të përfaqësuar në stemë është dhe karakteri bujqësor i bashkisë Cërrik me kallëzën e grurit si një ogur mbarësie e prosperiteti.

Gjithashtu dhe e ardhmja e përfaqësuar nga mënyra sesi mendohet  të transformohet qytetin Cerrik me dëshirën dhe qëllimin që çdo godinë t’i përngjajë asaj të bashkisë apo dhe projektit shumë të afërt që do të përfaqësojë qëndrën e qytetit që është kulla e sahatit.simbolet-e-reja-c3

Përpos këtyre simboleve, është publikuar edhe stema e re e uniformave të policisë bashkiake dhe ato të njësive administrative që përbëjnë tashmë bashkinë e madhe të Cërrikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *