Saturday , December 10 2016
14962464_10207508459009133_1696984135_n

Cërrik, koncert për ndërtimin e kinemasë së qytetit

Në datë 20 Nëntor Bashkia Cërrik parashikon të realizojë Phoenix Night. Të ardhurat që do të mblidhen nga ky aktivitet dhe sponsorizimet do të përdoren për rindërtimin e kinemasë së qytetit Cërrik, e djegur në 2012-ën.

Kinemaja e ndërtuar pothuaj në të njëjtën kohë me krijimin e qytetit është një nga simbolet e Cërrikut. Bashkia Cërrik në një nga sfidat e saj të mëparshme ka marrë përsipër të ringrejë nga hiri si Phoenix këtë objekt dhe pse qëllimi i datës 20 Nëntor është të “ndezim” mbrëmjen.

Këngëtarët e ftuar në këtë event janë Anxhela Peristeri, Devis Xherahu, Xhesika Polo, etj. Institucioni vendor ka vendosur një çmim prej 2000 lekësh për hyrjen dhe 4000 lekë për prenotim tavoline. Të gjitha të ardhurat e grumbulluara do të shkojnë për rindërtimin e kinemasë së qytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *