Tuesday , December 6 2016

Cërrik, Kryebashkiaku Toska zhvillon videokonferencën e radhës

Kryebashkaku i Cërrikut Altin Toska ka zhvilluar videokonferencën e radhës me banorë të qytetit por edhe me ndjekës të diasporës.

Në kuadër të programit të transparencës, kjo vodeokonferencë vjen për qytetarët çdo muaj dhe në të kryebashkiaku i përgjigjet një serie pyetjesh apo shqetesimesh të qyetarëve cërrikas.

Kreu i pushtetit lokal kishte përzgjedhur mjediset e shkollës 9-vjeçare “7 Marsi” për të bashkëbiseduar online me qytetarët.

Fillimisht Toska bëri një rezyme të punës së institucionit vendor duke shpalosur realizimet por edhe objektivat që ka bashkia në vitet në vijim.

Sipas tij premtimi i parë i mbajtur, që është një nga më të rëndësishmit, është infrastruktura dhe kjo ka të bëjë më shtrimin e aksit rrugor nga Ura e Zezë deri tek hidrocentrali i Banjës, segment i cili është drejt fazës përfundimtare.

Gjithashtu Toska vlerësoi edhe punimet që janë bërë në sektorin e ujit të pijshëm, hapjes së fasonerisë, rikonstruksionit të godinës së bashkisë, shkollës “7 Marsi”, etj.

Nga ana tjetër shqetësimet e qytetarëve drejtuar kryebashkiakut ishin të shumta.

Punësimi, infrastruktura rrugore, shëndetësia, kanalizimet dhe probleme të shumta sociale ishin në fokusin e tyre.

Sipas Toskës të gjitha këto shqetësime do të merren në konsideratë dhe bashkia do të bëjë ç’është e mundur që brenda kapaciteteve që disponon, të ofrojë zgjidhje për sa më shumë prej këtyre problemeve./F.M

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *