Cërrik, Mimi Kodheli takim me Forumin e Gruas - ElbasaniPlus
Monday , May 29 2017

Cërrik, Mimi Kodheli takim me Forumin e Gruas

 

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka marrë pjesë në një takim me Forumin e Gruas Socialiste në Bashkinë Cërrik. Ministrja Kodheli, në këtë takim të zhvilluar në mjediset e shkollës “Aleks Buda” shoqërohej nga kryetari i PS Cërrik, Gëzim Salla si dhe drejtuese të forumit të gruas së kësaj dege në këtë qytet.

Gjatë fjalës së saj përpara grave dhe nënave të Cërrikut, Kodheli theksoi: “Partia Socilaiste mbetet gjithmonë forca e vetme politike në Shqipëri që i ofron grave e vajza shqipëtare më shumë hapësira në vendimarrje. Jemi partia e cila sot ka përfaqësimin më të madh të grave e vajzave si në Parlamement ashtu edhe në Këshilla Bashkiak. Ne do të përpiqemi sërish që zëri i vajzave dhe grave të Cërrikut të jetë evident në veprimtaritë politike, sociale dhe vendimmarrëse të qytetit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: