Sunday , December 11 2016
14964304_10207540715895535_1120259995_o

Cërrik, ndërpritet energjia në fshatin Shalës (Foto)

Situata e rënduar e motit dhe veçanërisht stuhitë e fuqishme të erës kanë shkaktuar dëmtimin e rrjetit të tensionit të lartë që kalon në Cërrik.

Kjo linjë me kapacitet 110 kilovolt furnizon me energji elektrike njësinë administrative Shalës, e cila aktualisht gjendet pa energji.

Specialistët e OSHE kanë konstatuar menjëherë defektin duke ndërhyrë për të bërë riparimin e kësaj linje.

Mësohet se një prej përcjellësve të këtij tensioni është këputur, duke rënë mbi rrugë në të cilën realisht rrezikohen edhe kalimtarët.

Gjithsesi situata duket nën kontroll dhe përveç ndërprerjes së energjisë në fshatin Shalës, duket se ky defekt nuk ka sjellë pasoja të tjera.

15034097_10207540717575577_738147936_o 14964304_10207540715895535_1120259995_o 14971074_10207540715855534_74639368_o 14971035_10207540716095540_600886662_o

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *