Thursday , December 8 2016

Cërrik/ Nis ndërtimi i shkollës 9-vjeçare “Adem Elmas Asllani

Arsimi konsiderohet si një nga sektorët më prioritar në Cërrik. Kryebashkiaku Altin Toska ka inaguruar sot fillimin e punimeve në shkollën 9-vjeçare “Adem Elmas Asllani”, në fshatin Shtëpanjë, që është pjesë e njësisë asministrative Gostimë.

Ky cilësohet si një investim madhor i pushtetit lokal që kap vlerën e afro 600 milionë lekëve të vjetra. Përpos godinës së shkollës investimi parashikon edhe mjedise të tjera si terrene sportive, palestër, apo hapësira të ndryshme akomodimi.

14593530_10207330727245950_1899154553_n

Ndërtimi i kësaj shkolle është padyshin një investim madhor për këtë zonë dhe sigurisht që do të zgjidhë shumë probleme në sektorin arsimor. Mësohet se firma kontraktore do ta përfundojë këtë shkollë në një kohë shumë të shpejtë për të qenë gati edicionin e ri shkollor./F.M

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *