Xhamia e Gostimës në bashkinë Cërrik tashmë po i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë. Falë një investimi të përbashkët mes Myftinisë Elbasan dhe kryebashkiakut Altin Toska, ky objekt kulti i besimtarëve myslimanë do të marrë identitetin e munguar prej vitesh.
Fillimisht ndërhyrjet po kryhen në mjediset e jashtme të këtij objekti dhe më pas do të ndërhyhet për rehabilitimin e ambienteve të brendshme. Njësia administrative Gostimë në të cilën ndodhet kjo xhami, përbëhet nga afro 15 mijë banorë, shumica e të cilëve i përket besimit islam.