Tuesday , December 6 2016
qe

Cërrik, nisin punimet për ndërtimin e qendrës së grumbullimit të produkteve bujqësore

Në njësinë administrative Klos të bashkisë Cërrik, ka nisur tashmë puna për ndërtimin e qendrës që do të shërbejë për grumbullimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore të zonës. Ky është një investim madhor që kryhet në sektorin e bujqësisë dhe kap vlerën e 230 milionë lekëve (të vjetëra). Parashikohet që qendra të përfundojë brenda një afati 90 ditor.

Kryebashkiaku Altin Toska ka inspektuar nga afër punimet që po kryhen aktualisht duke vlerësuar së tepërmi këtë qendër si një pikë referimi për grumbullimin e më pas tregtimin e gjithë produkteve bujqësore. Tashmë me një qendër të tillë, Cërriku do të ketë mundësinë e përfaqësimit me një markë të vetën në sferën e prodhimtarisë bujqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *