Saturday , December 10 2016

Cërrik/ Nxënësit kryejnë një akt solidar. Ja për çfarë bëhet fjalë

Nxënësit e gjimnazit “Tomorr Sinani” në Cërrik janë bërë pjesë e një nisme të veçantë, në kuadër të ditës botërore kundër urisë.

akti2

Ky grup vullnetar aktivistësh ka mbledhur fonde në disa prej bizneseve të qytetit, por t’i ardhur në ndihmë sadopak atyre familjeve që gjenden në vështirësi të tejskajshme ekonomike.

akti1

Kështu me kontributin modest të disa donatorëve, janë blerë një sasi ushqimesh të cilat i janë shpërndarë më pas dy familjeve të varfëra.

akti

Sigurisht që ky është një kontribut modest për këto familje por që bart një simbolikë të veçantë, duke bërë që ky akt solidar të përcillet si mesazh për shoqërinë në tërësi.

akti3

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *