Thursday , December 8 2016
15282002_10207712209542769_382258909_n

Cërrik, OSHEE ndryshon rrjetin energjitik

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po ndryshon përcjellësat e energjisë në linjat e abonentëve familjarë në Cërrik. Prej disa ditësh, në lagjet kryesore të këtij qyteti, rrjeti i vjetër më përcjellësa alumini të ekspozuar, po zëvendësohet me përcjellësa të izoluar.

Ky ndryshim bëhet me qëllim reduktimin e humbjeve në rrjet dhe për të shmangur njëkohësisht abuzimet nga qytetarët. Gjithashtu operatorët në fjalë kanë bërë të mundur dhe vendosjen e shumë shtyllave të reja të tensionit të ulët.

Ky është një investin madhor që po kryhet thuajse në të gjithë vendin dhe projekti financohet nga Banka Botërore.

15282002_10207712209542769_382258909_n 15301197_10207712209502768_1164526707_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *