Tuesday , December 6 2016
cerrik-pritet-fillimi-i-punimeve-per-rehabilitim-e-qendres-se-qytetit

Cërrik, pritet fillimi i punimeve për rehabilitim e qendres së qytetit

cerrik-pritet-fillimi-i-punimeve-per-rehabilitim-e-qendres-se-qytetit2Më në fund, pas shumë diskutimesh e pritjeje plot ankth, duket se edhe Cërriku do të përfshihet nga projekti kombëtar i Rilindjes Urbane. Bashkia e qytetit ka bërë publikë projektin e ri që parashikon rehabilitimin e qendrës së këtij qyteti dhe lulishtes aktuale.

Mësohet se pas pak ditësh punimet do të startojnë zyrtarisht. Për të lehtësuar këtë proces do të ndërpritet dhe qarkullimi i automjeteve në këtë zonë.

Kjo ndërhyrje për rehabilitimin e qendrës së qytetit në fakt pritet me mjaft interes në Cërrik, pasi tashmë kanë kaluar dekada dhe në këtë qytet panorama duket thuajse e njejte me vitet kur Cërriku u krijua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *