Saturday , December 10 2016

Cërrik/ Qamil Boja zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike

Qamil Boja zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, dega Cërrik.
Ish- kandidati i së djathtës për kreun e kësaj bashkie, i cili ka qenë njëkohësisht dhe kryetar i komunës Gostimë për katër mandate, tashmë do të mbajë këtë post të rëndësishëm në degën e PD-së së Cërrikut.
Mësohet së kryesia e kësaj dege kishte propozuar katër emra për këtë pozicion dhe fitues është shpallur Qamil Boja.
Tashmë me ndarjen e re administrative-territoriale, PD-ja e Cërrikut është degë më vete, pa varësi nga dega Elbasan, duke pasur autonomi të plotë në mënyrën organizative dhe atë vendimmarrëse.
Në zgjedhjet e fundit që kreu kjo degë, kongresi i parë i saj vendosi me shumicë votash që kryetar të zgjidhej Servet Duzha, ish-kryetar i Bashkisë Cërrik mandatin e shkuar.
Tashmë Qamil Boja, në pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të degës, është një tjetër figurë e spikatur dhe me reputacion në radhët e demokratëve të Cërrikut./F.M

Nje koment

  1. bashkim derstila

    Urime deges se PD Cerrik,suksese drejtuesve te saj z.Duzha dhe sekretarit te saj z.Boja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *