Friday , August 18 2017

Cërrik, rehabilitohen fasadat e pallateve

Prej pak ditësh në qytetin e Cërrikut ka filluar procesi i rehabilitimit të fasadave të pallateve. Aktualisht kësaj ndërhyrjeje i janë nënshtruar blloqet e pallateve dy katësh që gjenden paralel me bulevardin kryesor të qytetit.

Mësohet nga elbasaniplus.com  se kjo ndërhyrje parashikon suvatimin  e këtyre fasadave dhe gjithashtu lyerjen  e tyre me bojë të parashikuar sipas projektit. Këto punime vijnë si rrjedhojë e fazës së parë të planit urbanistik që po e shndërron Cërrikun gradualisht në një qendër të re urbane me infrastrukturë të rinovuar.

Gjithashtu përgjatë këtij bulevardi, tashmë do të ketë trotuar dhe parkim nga të dyja krahët, por ajo që do e ndryshojë më së shumti pamjen hyrëse të qytetit, është sigurisht  sistemimi i fasadave të pallateve të cilat janë ndërtuar afro 70 vjet më parë./ElbasaniPlus/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: