Thursday , December 8 2016
14872485_10207477655319060_544344421_n

Cërrik, sensibilizim për sindromën Down

Aktivistët e Qendrës Rinore Cërrik kanë startuar sot një fushatë informuese dhe sensibilizuese ndaj sindromës Down.

Ata ishin sot në mjediset e gjimnazit “Tomorr Sinani”, ku shpalosën disa prej informacioneve bazë rreth origjinës së kësaj sindrome dhe rolit të shoqërisë në trajtimin e saj.

Sipas përgjegjësit të kulturës dhe rinisë në bashki, Silver Mançka, ky projekt synon jo vetëm informimin e nxënësve apo të të rinjve rreth kësaj sindrome, por mbi të gjitha sensibilizimin e opinionit qytetar për rastet e prekura, të cilat duhen trajnuar në mënyrë të veçantë me qëllim që të integrohen sa më lehtë në shoqëri.

Qendra Rinore në Cërrik është bërë shpesh herë promotore e nismave dhe aktiviteteve me karakter social, duke i ardhur në ndihmë kategorive të ndryshme shoqërore.

 14914742_10207477655279059_263107254_n14872485_10207477655319060_544344421_n14793828_10207477655519065_1985998735_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *