Thursday , December 8 2016

Cërrik, shërbimet publike zhvendosen nga bashkia

Shërbimet e gjendjes civile në Cërrik nuk do të ofrohen më në godinën e re të bashkisë. Mësohet se zyrat e këtij shërbimi janë zhvendosur në mjediset e rikonstruktuara të godinës ku aktualisht gjendet edhe Qendra Rinore.

Madje sipas burimeve, edhe shërbimi postar i ndarjes së pensioneve, së bashku me zyrën e shërbimit social, do të largohen nga bashkia për t’u zhvendosur pranë godinës së Qendrës Rinore.
Sipas burimeve pranë pushtetit lokal në Cërrik, kjo lëvizje kryhet në funksion të shërbimit qytetar, në mënyrë që këto shërbime të jenë të përqendruara në një vend.

Ndërkohë mjediset vakante të zyrave ku ishin shërbimet e mësipërme, mësohet se do të përdoren për ngritjen e zyrave apo drejtorive që tashmë, pas ndarjes së re territoriale, janë nën administrimin e bashkisë./F.M

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *