Monday , December 5 2016

Cërrik, tashmë me shërbim të ri mjekësor. Ja për çfarë bëhet fjalë

Qendra shëndetësore në Cërrik tashmë ofron mundësinë për banorët e këtij qyteti që të kryejnë disa ekzaminime falas.

Ky kontroll mjekësor bazë ofrohet për grupmoshat 40-65 vjeç. Falë dy kabineteve laboratorike që janë instaluar së fundmi, kjo kategori qytetarësh do te ketë mundësinë të kryejë vizita e analiza çdo ditë prej orës 8-12.

Sipas drejtorit të kësaj qendre shëndetësore, Spiro Doka, ky është një shërbim mjaft i nevojshëm për qytetarët e Cërrikut, të cilët prej vitesh janë privuar nga këto shërbime duke u detyruar të drejtohen drejt spitalit rajonal në Elbasan.

Sipas Dokos kjo qendër tashmë i ka të gjitha kapacitetet jo vetëm me personel të kualifikuar, por së fundmi edhe me kabinete laboratorike./F.M

mjekesi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *