Sunday , December 11 2016

Cërrik, territori i qendrës shëndetësore, si 20 vjet më parë

Problemet në qendrën shëndetësore Cërrik janë mëse evidente. Përpos mangësive që mund të ketë në sistemin e brendshëm mjekësor, në aparatura apo laboratorë të specializuar, ajo që është më e dukshme është pikërisht pamja e jashtme e këtij “spitali”.

Sapo hyn në oborrin e kësaj qendre vëren se territori aty duket i njëjtë, ashtu sikurse edhe 20 vite më parë.

Mungon asfaltimi i këtij terreni dhe rehabilitimi i gjithë hapësirës përgjatë perimetrit të qendrës. Madje një konstatim i tillë vjen edhe nga vetë drejtori i kësaj qendre, Spiro Doka.

Ai bën apel që kjo sipërfaqe prej ofro 150 metra katrorë të shtrohet sa më parë me beton, pasi jemi në prag të stinës së dimrit.

Sipas Dokos ka një premtim të bërë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe pritet që shumë shpejt kjo sipërfaqe të shtrohet.

Sa i përket gjendjes se godinës dhe funksioneve që kryhen brenda saj, dr. Doka shprehet se ato janë në kishte optimale.

amb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *