Saturday , December 10 2016

Cërrik/ Ujësjellësi kryen zëvendësimin e tubacionit ekzistues

Sistemi i ujit të pijshëm ka qenë njw ndër më problematikët në Cërrik. Kjo jo për shkak të mungësës së ujit, por për arsye të infrastrukturës dhe rrjetit të amortizuar. Tashmë pushteti lokal, me ndarjen e re territoriale, do të ketë nën juridiksion edhe ndërmarrjen e ujësjellës-kanalizimeve. Në këtë kuadër, kryebashkiaku Altin Toska ka inspektuar punimet që po kryhen aktualisht pranë lagjes S.M.T.

Në këtë zonë sektori i ujësjellësit po kryen zëvëndësimin e tubacionit ekzistues të ujit të pijshëm, nga tuba hekuri të amortizuara, në tuba plastike të standarteve më cilësore.

 tubacioni

Ky investim i zëvëndësimit të rreth 1 km tubacion të ujit të pijshëm, do t’ju vijë në ndihmë më shumë se 80 familjeve të kësaj lagjeje.

Për këtë ndërhyrje kreu i pushtetit lokal në Cërrik është shprehur:

“Ne synojmë gjithmonë të rrisim standardin e mirëqenies së banorëve të Bashkisë sonë duke dhënë maksimumin në çdo sektor dhe aq më tepër në punë me interes të madh publik dhe jetik siç është uji i pijshëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *