Saturday , December 10 2016
vjedhje-portofoli

Cerrik/Arrestohet 19-vjeçari. Dyshohet se ka vjedhur 2 celularë dhe një portofol.

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Cërrik, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

  • A Z, 19 vjeç, banues në Cërrik

Ky shtetas u arrestua nga efektivat e policisë, pasi  në  Cërrik  dyshohet të  ketë vjedhur portofolin dhe  aparatin celular  shtetases E.B, 65 vjeçe dhe  një aparat celular në pronësi të shtetasit  A.H, 31 vjeç, banues në fshatin Llixhë Elbasan.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, aparati celular në pronësi të shtetasit  A.H, 31 vjeç u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për  veprën penale “Vjedhja” parashikuar  nga  neni  134  i Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *