Saturday , December 16 2017

Cerrik/Dhunuan rojen e automjeteve të një firme, arrestohen 2 persona

Cërrik Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim.

Kapen dhe ndalohen nga policia dy shtetas për “Vjedhje me dhunë, kryer në bashkëpunim”

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Cërrik, bënë ndalimin e shtetasve në kërkim:

E.M, 19 vjeç banues në fshatin Shtëpanjë,Njësia Administrative Gostimë Cërrik.

D.(D).M, 41 vjeç banues në fshatin Shtëpanjë, Njësia Administrative Gostimë Cërrik.

Ndalimi i tyre, u bë gjatë ditës së sotme në fshatin Shtëpanjë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal më datë 07.10.2017 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 139 dhe 25 të Kodit Penal.

Këta shtetas, më datë 11.09.2016 në bashkëpunim me njëri – tjetrin dhe me një shtetas tjetër ndaj të cilit po punohet për kapjen e tij, në aksin rrugor Cërrik – Gramsh, në fshatin Banjë, dyshohen të kenë dhunuar rojen e automjeteve të një firme, shtetasin M.C., 56 vjeç banues në Gramsh.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: