Tuesday , December 6 2016
truri1

Çfarë e dëmton së tepërmi trurin tuaj!

Kur bëhet fjalë për trurin të gjithë biem dakort që është një nga organet jetësore të trupit të njeriut.

Të gjithë e dimë që, zakonet tona të jetesës ndikojnë në shëndetin e përgjithshëm. Për shembull, kur një person nuk është stërvitur mjaftueshëm dhe ha më tepër, ai / ajo do të shtojë në peshë.

Nëse shkoni në shtëpi me dhimbje koke, kjo patjetër vjen si pasojë e një dite të lodhshme apo stresuese në punë. Ka edhe shumë zakone të dëmshme që mund të ndikojnë në tru. Për fat të keq, rrallë ndihen menjëherë efektet e këtyre shprehive të këqija.

Për të evituar dëmtimin e trurit , ajo çfarë duhet të keni parasysh bazohet në disa këshilla të thjeshta të cilat shumë prej nesh i anashkalojnë.

Mos evitoni kurrë vaktin e mëngjesit: Anashkalimi i mëngjesit mund të ketë një ndikim negativ në shëndetin e trurit tuaj.

Studimet tregojnë se kur bëhet fjalë për shëndetin e trurit, anashkalimi i mëngjesit nuk është një zakon i mirë. Ne të gjithë e dimë shprehjen se “mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës”.

Më shumë se 80,000 njerëz që nuk konsumonin vaktin e mëngjesit kishin më shumë rrezik për tu prekur nga presioni i lartë i gjakut tregon një studim në Japoni. Hulumtuesit gjithashtu vunë në dukje se presioni i gjakut bie pas mëngjesit dhe për këtë arsye, konsumimi i mëngjesit gjithashtu mund të zvogëlojë rrezikun e një hemorragjie në tru.

Shmangni rrezatimin e telefonave celular sa më shumë të mundeni: Ka pasur një debat të vazhdueshëm se rrezatimi nga telefonat celularë, përveç dëmtimit në tru mund të shkaktojë edhe kancer. Duke përdorur disa masa paraprake mund ta shmangni rrezikun e rrezatimit të telefonit celular. Disa nga këto janë:

Përdordorni opsionin e zërit në të gjithë dhomën (kjo do të evitoje mbajtjen afër kokës) ose një kufje kur flisni.

Nëse sinjali i celularit është i dobët, përpiquni ta mbani telefonin celular larg nga trupi juaj.

Dërgoni mesazhe, kur është e mundur, shmangni sa më shumë komunikimin nëpërmjet bisedës me zë.

Mos e mbani telefonin tuaj në xhepat e këmishës apo pantallonave.
Mos privoni gjumin: Kjo mund të dëmtojë fizikisht trurin tuaj. Instituti Kombëtar i çrregullime neurologjike raportojnë se kur flini, truri shplodhet dhe rikuperon fuqitë prandaj mundohuni të flini 8 orë gjatë natës.

Evitoni duhanin:

Një ekip hulumtuesish ka gjetur se duhanpirësit kronike përjetojnë një rënie të dopaminës në tru.  Kjo rënie e dopaminës është faktor që çon në varësi dhe gjithashtu rrit mundësinë e rikthimit tek ata që po përpiqen ta lenë. Studiuesit zbuluan se kur një person lë pirjen e duhanit, nivelet e dopaminës normalizohen. Pirja e duhanit është një zakon i dëmshëm për trurin dhe organet e tjera të trupit tuaj./albeu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *