Saturday , December 3 2016
cfare-po-ndodh-me-sheshin-skenderbej

Çfarë po ndodh me sheshin Skëndërbej? 

cfare-po-ndodh-me-sheshin-skenderbejGjatë 10 vjetëve të fundit në këtë shesh i cili është në qendër të Tiranës është ndërhyrë 3 herë nga 3 kryetarë të ndryshëm Bashkie.

I pari që nisi punimet ishte ish kryetari Edi Rama, sot Kryeministër,  por që nuk mundi ta realizonte investimin e nisur pasi humbi në zgjedhje. Pas marrjes së detyrës si kryebashkiak i Tiranës, Lulëzim Basha,  sot kryetar i Partisë Demokratike pezulloi punimet dhe vendosi që sheshin ta kthente në një hapësirë të gjelbër.

Por historia e harxhimit të parave nuk përfunduan këtu sepse kryetari aktual i metropolit Shqiptar Erion Veliaj,  e mendoi ndryshe nga dy paraardhësit e tij.

Ka disa muaj që kanë filluar punimet ku sheshi do të kthehet në parqe e hapësira të gjelbërta etj. Ky investim që mendohet të përfundojë më 28 nëntor kushton 600 milion lekë të reja.

Por ajo që shqetëson më shumë është fakti se ky shesh ndër vite ka hapur një gropë për buxhetin e shtetit. Shpresojmë që pasardhësi i Veliajt të mos e mendojë si Rama, Basha dhe aktuali Veliaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *