Saturday , December 3 2016
rruge-e-care

Çfarë pritet të ndodh në Zelandën e Re?

Tërmeti i ditës së dielë më 13 nëntor me magnitudë 7.5 që goditi Zelandën e Re dhe që shkaktoi një cunam 2.5 metra, mendohet dhe ekziston mundësia që të ripërsëritet, por këtë herë lekundjet priten që të jenë më të mëdha.

Gjeofizikanti John Ristau i GNS Science në Zelandën e Re, shpjegon se nga kërkimet gjeofizike dhe gjeologjike të bëra deri më tani, arrihet të vlerësohet deri në 12% probaliteti që të ndodh një tërmet tjetër me magnitudë të lartë dhe kjo përqindje rritet deri në 32% nëse merren parasysh 30 ditët e ardhshme.

Megjithatë sipas tij është e pamundur të dihet se sa i madh do të jetë në magnitudë tërmeti tjetër, si dhe sa i dhunshëm e dëmet që mund të sjell një fenomen i tillë nëse arrin të përsëritet në ditët në vazhdim, por duhet që njerëzit të jenë të kujdesshëm.

lop

Zelanda e Re është e vendosur mbi kufirin që ndodhet midis pllakave tektonike australiane dhe të Paqësorit, ku për këtë arsye konsiderohet si zona me më shumë aktivitet sizmik. Tërmeti i fundit i ndodhur shkaktoi një ulje të pjesës jugore të këtij ishulli. Pikërisht pas goditjes kryesore, në të ka pasur rreth 300 goditje të tjera, ku gjysma e tyre ka qenë me një magnitudë 4 dhe më e larta ndërmjet këtyre goditjeve ka qenë me magnitudë 6.3.

Kështu që në një vend të tillë ku lëkundjet sizmike vazhdojnë ende mendohet që dhe rrezikshëmria se mund të ndodhin të tjera dhe se mund të sjellin dëme të mëdha është e madhe, citon elbasani plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *