Monday , December 5 2016
shiu

Çmendet moti në Shqipëri. Rikthehet shiu dhe bora, mund të ketë edhe përmbytje

Dimri i parakohshëm që ka përfshirë tashmë një pjesë të Europës, arrin edhe në Shqipëri.

Meteorologët kanë paralajmëruar se pas një fundjave me mot të mirë, duke nisur nga dita e hënë e në vijim do të ketë reshje të dendura shiu të cilat mund të shkaktojnë përmbytje në disa zona në vend.

Përmbytjet parashikohen të jenë ditën e hënë dhe të martë në të gjitha qytetet, në Lezhë, Durrës, kryeqytet do të jenë me intensitet të lartë.

Të mërkurën shiu do t’i lërë vendin temperaturave të ulëta të cilat do të sjellin reshje në formë bore të paktën në zonën e Alpeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *