Thursday , April 19 2018

Dalin detaje të reja nga vdekja e 16-vjeçares, Kostandina Anagnosti. Prokuroria e Janinës akuzon për vrasje taksistin

E mbani mend rastin e Kostandina Anagnosti, vajzës 16-vjeçare? Ajo u nis më 14 nëntor 2014 nga Janina, ku jetonte në një konvikt, për në Dërmish të Sarandës. Mjeti kaloi pikën kufitare të Qafë Botës i pashqetësuar prej autoriteteve, edhe pse ajo duhej të ishte e shoqëruar nga njëri prej prindërve.

Kostandina është nisur për në Sarandë, e shoqëruar sërish nga Spiro Papa, i cili e ka pritur në fund të fshatit. Shkon për te dentisti përballë spitalit, për të aktivizuar aparatin ortodontik, ku ka qëndruar për rreth 40 minuta. Dyshimet e para të vdekjes u hodhën mbi vajtjen te dentisti, por mjekësia ligjore doli në përfundimin se vdekja e vajzës ishte natyrale, e shkaktuar si pasojë e një hemorragjie cerebrale.

Pas ekspertizës, trupi i Kostandinës niset për në Janinë, por babai i saj, pasi e sheh në morg pas 7 ditesh të bijën, kërkon ndalimin e varrimit për të bërë një ekspertizë të dytë. Ai ka hedhur dyshime se e bija nuk ka vdekur në mënyrë natyrale, por diçka i ka ndodhur asaj gjatë rrugës.

Prokuroria e Janinës akuzon për vrasje taksistin shqiptar nga Saranda Spiro Papa, në lidhje me vdekjen e 16-vjeçares Kostandina Anagnosti 2 vite më parë.

Ky lajm bëhet i ditur nga mediat e Janinës, të cilët shkruajnë se adoleshentja ndërroi jetë sapo mbërriti tek dentisti. Dyshimet e Prokurorisë së Janinës janë se Papa ka vrarë 16-vjeçaren. Adoleshentja kishte mbërritur nga Janina dhe në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës në Sarandë e priste taksisti për ta shoqëruar deri në fshat.

Sipas dëshmive të dy viteve më parë, taksisti kishte lidhje me mamanë e vajzës, ndërsa babai bëri denoncim për ngjarjen e rëndë edhe në policinë e Janinës, pasi nuk ishte i bindur nga rezultatet e mjeko-ligjorëve në Shqipëri dhe thotë se vajza i vdiq nga shkaqe jo normale.

Analizat e tjera në Janinë kanë përmbysur të dhënat e nxjerra nga autoritetet shqiptare, duke sqaruar se vajza mund të kishte shpëtuar.

Në dëshminë e dy viteve më parë, taksisti Papa që po transportonte vajzën me makinë, i tha policisë së 16-vjeçarja filloi papritur të dridhej, i ra telefoni nga dora, filloi të shtrëngojë duart dhe humbi ndjenjat.

Ai thotë se është përpjekur ta sjellë në jetë, duke i hedhur ujë dhe duke e goditur, por nuk ka mundur dhe është kthyer me shpejtësi drejt spitalit të Sarandës, ku vajza ka mbërritur e pajetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: