Tuesday , December 11 2018
Loading...

Dasma kthehet në tragjedi, humb jetën vajza. Ja ku ka ndodhur ngjarja

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, ku një vajzë e re është gjetur e pajetë pranë një makine.

Burime nga policia kanë konfirmuar se vajza ka qenë në pjesëmarrëse në një dasmë. Vajza, emri i të cilës është Jozefina Çefa, ka dalë nga ambienti ku zhvillohej dasma në fshatin Melgushë e më pas është gjetur e pajetë pranë një makine.

Ende nuk dihet se pse e reja ka ndërruar jetë. Ekspertiza pritet të zbardhë edhe shkaqet e ngjarjes.