Sunday , April 21 2019
Loading...

DEKLARATE/Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut

Duke ndjekur me shqetësim ngjarjen e rëndë në qytetin e Kavajës, mbi abuzimin seksual ndaj minorenes 13 vjeçare nga një grup moshatarësh, bërë publike në 2 shkurt të këtij viti, GSHDNJ dhe të rinjtë pjesëtarë të  Akademisë të të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve – Voskopojë 2018, i bashkohemi dhimbjes së vajzës dhe familjes së saj, dhe njëkohësisht i drejtojmë thirrje indinjuese të gjitha institucioneve, grupeve, individëve që nuk kanë mundur të parandalojnë një ngjarje kaq të padenjë për një shoqëri që mundohet të respektojë të drejtat e njeriut.

Shqetësimi ynë bëhët edhe më i madh kur dihet që raste të tilla janë bërë të shpeshta kohët e fundit dhe statistikat flasin, për 12% të fëmijëve që janë viktima të  ngacmimeve seksuale, ndërsa 5% e tyre janë viktima të abuzimit seksual. Ky rast, edhe njëherë ka treguar se institucionet e shtetit shqiptar, si policia dhe institucionet arsimore kanë dështuar, ato janë indiferente, te ngadalta dhe të paafta për të zbuluar dhe ndaluar ngjarje të tilla.

Nëpërmjet kësaj deklarate, GSHDNJ dhe Akademia e të Drejtave të Njeriut/Voskopoja 2018, iu kërkojnë:

  • Institucioneve arsimore, të jenë të vëmendëshme për të ndjekur nga afër ecurinë e nxënësve, duke analizuar sjelljet dhe problemet e tyre me metodologji të mirëndërtuara dhe afatgjata.
  • Strukturave të policisë, të jenë në alert për rastet e vështira që mund të ndodhin nëpër shkolla, të jenë të aftë dhe të bashkëpunojnë me to.
  • Prindërve dhe familjeve, të kenë një përgjegjësi të madhe për mbarëvajtjen e fëmijëve të tyre. Ata duhet t’iu kërkojnë llogari institucioneve për një vëmendje më të madhe për ta.
  • Kjo ngjarje e hidhur duhet të jetë mësim edhe për vetë nxënësit, të cilët duhet të kuptojnë se e mira e tyre nuk kalon asnjëherë nëpërmjet dhunës, shantazheve, frikës dhe mosrespektit.
  • Media duhet të jetë më e vëmëndëshme ndaj rolit të saj edukues.

Nëse do duam të ndërtojmë një shoqëri të fortë dhe të moralshme, duhet të kujdesemi më shumë për të përmirësuar parimet tona njerëzore, dashurinë