Saturday , December 10 2016
ok-aksident

Del ekspertiza/ Ja çfarë i mori jetën Ergit dhe Kejdit

Ekspertët rrugorë kanë kryer ekspertizën e aksidentit fatal që i mori jëtën dy të rinjve, këngëtarit Ergi Dini dhe shokut të tij Kejdi Halili, dhe kanë dalë në një konkluzion: Mungesën e kokoreve mbrojtëse. Zona ku ndodhi aksidenti fatal që i mori jetën dy 20-vjeçarëve, është e mbushur me kamera që kanë fiksuar gjithë ngjarjen.

Aksidenti fatal ndodhi mbrëmjen e së hënës, rreth orës 21:20 tek Ura e Lanës, aty ku lidhet zona e Bllokut me Taivanin. Dy të rinjtë kishin dalë nga një lokal pranë librit Universitar dhe lëviznin me shpjetësi normale nga Blloku në drejtim të Unazës. Tek kthesa, përballë ambasadës ruse, drejtuesi i motorit, Kejdi Halili, 21 vjeç ka bërë një manovër të gabuar duke u përpjekur ta ngre motorin me një gomë. Në këtë moment motori ka rrëshqitur në asfalt dhe përplasja me kokë në tokë ka qenë fatale për dy të rinjtë.

Nga të dhënat e Policisë motori nuk ka lëvizur me shpejtësi në asnjë moment gjatë kësaj rruge të shkurtër. Sipas Policisë, ata kanë pasur plagë të rënda në pjesën e pasme të kokës nga goditja në trotuar, plagë të cilave nuk u mbijetuan dot.

Megjithatë, dy të rinjtë që lëviznin pa kaska mbrojtëse janë konstatuar nga komandanti i grupit të Policisë Rrugore, i cili ishte duke lëvizur me makinë nga ura pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës në drejtim të urës pranë ish-hotel “Dajtit”. Oficeri i Qarkullimit, sapo ka parë dy të rinjtë pa kokore, u ka kërkuar shërbimeve që ndodheshin te kryqëzimi i madh i bulevardit “Dëshmorët e Kombit” që të ndalonte motorin, i cili po shkonte drejt tyre.

Teksa afrohej me mjetin e tij, oficeri i Rrugores ka parë bllokim trafiku te kryqëzimi i Ambasadës Ruse dhe kur ka zbritur nga makina ka konstatuar se motori të cilin ai e kishte raportuar te shërbimet ishte aksidentuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *