Sunday , November 19 2017

Del ekspertiza mjekoligjore: Elbasanasja u vra me dy goditje thike

Vetëm dy goditje thike shkaktuan vdekjen e Migena Kellezit, vajzës nga Elbasani, që u vra nga i shoqi në Gradisca d’Isonzo. Kjo zbulohet nga autopsia që u krye të shtunën e kaluar në Udine nga mjeku ligjor, Carlo Moreschi. Pas 60 ditësh do të jenë dhe analiza të tjera që do të kompetojnë gjithë kuadrin e asaj ngjarjeje tragjike.

Dritan Sulollari, bashkëshorti , u burgos në Gorizia, pasi tha se nuk mbante mend se çfarë kishte ndodhur. Çifti me një djalë 8 vjeçar ishte në prag të divorcit.

Mbyllja e tij në qeli u bë se ekziston rreziku se mund të arratiset, të prishë provat por sidomos se ai ende mund të vrasë.  Avokati i tij, Paolo Bevilacqua megjithatë se do ta apelonte masën./SYRI.NET

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: