Monday , December 5 2016
jag-electric-news-0131_0

Del në shitje I-Pace, makina elektrike nga Jaguar!

Kompania Jaguar ka bërë të ditur në L.A Auto Show, se gjatë vitit 2018 do të hedhë në treg një makinë elektrike të tipit I-Pace për të gjithë të apasionuarit e saj.

Por, ky nuk do të jetë modeli i parë EV nga kjo kompani, bëjnë të ditur lajmet e fundit. Faktikisht, flitet që do të kemi më shpejt akoma një makinë të tillë, edhe pse nuk kemi shumë të dhëna lidhur me këtë fakt.

Burime shumë  të afërta me kompaninë Jaguar, pohojnë se do të kemi surpiza pa fund sa i përket këtij aspekti.  Zëra të shumtë qarkullojnë se, Jaguar ka bërë të ditur se deri në vitin 2020 të gjitha makinat që do të prodhohen do të jenë elektrike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *