Sunday , December 4 2016
kosova-ne-turqi

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës vizitë zyrtare në Turqi

Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi  dhe kanë zhvilluar disa takime të ndryshme në Parlamentin e Turqisë në Ankara .

Ky delegacion është pritur nga Komisioni homolog, përkatësisht nga Komisioni për Harmonizim me Bashkimin Evropian, me të cilin kanë diskutuar për bashkëpunimin e dy komisioneve parlamentare dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet tyre.

Ndër tjerash, Mehmet Kasim Gulpinar, kryetar i këtij komisioni ka shprehur interesimin për rritjen e mëtutjeshme të bashkëpunimit ndërmjet dy Komisioneve dhe parlamenteve.

Ndërkaq, Njomza Emini, kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane ka potencuar faktin se ky komision parlamentar përveç bashkëpunimit me shtetet anëtare të BE-së, dëshiron që të ketë bashkëpunim të mirë edhe me vendet tjera të cilat janë në procesin e integrimit evropian.

Delegacioni po ashtu është pritur nga Grupi i Miqësisë Ndërparlamentar Turqi-Kosovë, Zeyif Asllan, kryetar i grupit, Metin Gundogdu dhe disa anëtarë tjerë, me të cilët u diskutua lidhur me bashkëpunimin në mes të dy vendeve, Kosovës dhe Turqisë për fusha të ndryshme, siç janë; bashkëpunimi ekonomik, tregtar, edukimi, turizmi, etj.

Ky delegacion është takuar dhe me zëvendësministrin e Ministrisë për Çështje të BE-së, Ali Shahin, me të cilin kanë biseduar lidhur me bashkëpunimin në mes të dy vendeve në të ardhmen në procesin e integrimit evropian të dy vendeve, pra të Kosovës dhe Turqisë si një interes i përbashkët.

Gjithashtu, delegacioni ka vizituar Qendrën Kulturore ‘Sami Frashëri’ në Ankara. Ndërsa, delegacioni është shoqëruar dhe nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Ankara, Avni Spahiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *