Friday , April 20 2018

Dënohet politikani anti-Islam në Holandë

Geert Wilders, politikani populist i famshëm më së shumit për gjuhën e ashpër anti-Islam, u gjet fajtor nga një gjykatë në Holandë për gjuhë urrejtjeje.

Wilders është kryetar i Partisë së Lirisë, një forcë e ekstremit të djathtë që po rritet me shpejtësi dhe sipas sondazheve në zgjedhjet e muajit mars mund të sigurojë deri në 35 deputetë.

Ai u gjet fajtor për gjuhën e përdorur kundër emigrantëve marokenë në Holandë. Ai nuk ishte në sallë në momentin e vendimit, por pak më para tij shkroi në Twitter se nuk ka ndërmend të ndalet.

“Cilido qoftë vendimi, unë nuk do të ndaloj së thëni të vërtetën për problemin e marokenëve dhe asnjë gjykatës, politikan apo terrorist nuk do të më ndalojë për këtë”, deklaroi ai.

Gjykata u mjaftua me gjetjen fajtor të tij, pa dhënë asnjë ndëshkim dhe gjyqtari i çështjes tha se përse kishte zgjedhur këtë formë.

“Vetë gjetja fajtor e tij është dënimi i mjaftueshëm për një politikan që është zgjedhur nga vota e qytetarëve”, deklaroi gjyqtari Hendrik Steenhuis.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: