Wednesday , November 13 2019
Loading...

Deputetët çojnë sot ‘hallet e popullit’ në Parlament

Sot në orën 10:00 do të zhvillohet seanca e radhës plenare e Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa në fokus do të jenë problemet e popullit.

Të enjten e kaluar nuk pati seanca, pasi me ndryshimet e reja në rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë është përcaktuar që deputetët një herë në muaj të jenë në zonat e tyre ku janë zgjedhur dhe më pas të mbahet një seancë plenare për t’i diskutuar.

Por si në seancën e muajit të kaluar që ishte e posaçme për hallet e popullit edhe sot pritet që të ketë anashkalime të kësaj teme dhe në debat të mbizotërojë aktualiteti politik e reforma zgjedhore që është cështje kryesore.