Monday , December 5 2016
vaji-i-ullirit

Dëshironi një kujtesë të mirë dhe afatgjate?

Në mënyrë që në moshën e vonshme të jeni në formë, të shëndetshëm duhet që të kemi pasur një ushqim Bio dhe me vlera ushqyese. Studimet tregojnë se vaji i ullirit luan rol kyc në mbrojtjen nga demenca, vaji i peshkut nga sëmundjet e zemrës.

 Nëse përdorni vaj ulliri, sa më shpesh që  është e mundur, do të keni një  kujtesë të mirë sikurse dhe zemra do të funksionojë pa probleme. Është zbuluar se oleokantali, njësi nga vaji i ullirit, i ngadalëson ato ndryshime në tru, që cojnë në semundjen e Alzhaimerit.

Studiuesit mendojne se ai do te jete perberja kyce e ilaceve kunder kesaj semundje neuro-degjeneruese. Mendohet se semundja e Alzhaimerit paraqitet kur albumina ADDL i sulmon qelizat e trurit.

Studiuesit nga universiteti i Filadelfise kane zbuluar se oleokantali e ndryshon strukturen e ADDL-se, ne ate menyre qe kjo proteine behet e parrezikshme. Me heret eshte ditur se oleokantali, ka qene perberja kyce ne menyren mediterane te te ushqyerit, vepron kunder te gjitha inflamacioneve dhe mbron nga semundjet e zemres, qe ngre kolesterolin e mire HDL dhe ne te njejten kohe ul kolesterolin e keq LDL. Vetite e mira te vajit te ullirit jane te panumerta, duke na bere te dukemi me te rinj dhe me te freskët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *