Friday , December 15 2017

Dëshmia se si Amazona është duke u shkatërruar për shkak të shpyllëzimit

Amazona një vend i rrallë me biodiversitet të rëndësishëm, tashmë është në gjendje shkatërrimi total, kjo për shkak të shpyllëzimit.

Për këtë gjë mendohet se qeveria braziliane nuk po bën sa duhet për të mbrojtur një nga zonat më të rëndësishme të planetit tonë,citon elbasani plus.

 

Imazhet më të fundit që ju do ti shihni më poshtë dëshmojnë seriozitetin e situatës që po kërcënon gjithnjë e më shumë pyllin e Amazonës.

Pikërisht shpyllëzimi në Amazonë është rritur me 75% në mesin e viteve 2012 -2015.

Dokumentimi i pamjeve tregon zonat që rrezikojnë shpyllëzimin dhe shkatërrimin total.

Nga këto imazhe qeveria braziliane ka propozuar reduktimin në masë të prerjeve të pyjeve, duke funksionuar kështu si një mjet i fuqishëm kundër shkatërrimit të pyjeve, citon elbasani plus.

Mendohet se ndër shkaqet  e shpyllëzimit nuk janë vetëm prerjet e paligjshme të drurit, por edhe nevoja për prodhimin e ushqimit për kafshët e fermave.

Të gjitha këto së bashku kanë çuar në shkatërrim total. Nëse vazhdohet kështu atëherë nuk do të jetë shpyllëzimi një pasojë, por edhe shkatërrimi total i biodiversitetit.

Kështu vetëm në vitin 2016 shpyllëzimi i Amazonës u rrit me 54% dhe nëse vazhdohet kështu do të jetë një katastrofë e vërtetë.

 

Megjithatë qeveria ka ndërmarr një iniciativë, e cila është krijimi i njësive ruajtëse , gjë që po ndihmon në uljen e normës së shpyllëzimit. Nëse dhe ju mendoni se mund të ndihmoni në uljen e këtij shpyllëzimi, atëherë duhet ta bëni sa më shpejt këtë gjë dhe jo vetëm në Amazonë, por në çdo vend që do të ndodheni, sepse shpyllëzime masive janë përhapur kudo, citon elbasani plus.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: