Tuesday , December 6 2016

Detaje nga ngjarja ku humbi jetën 37-vjeçari

Detaje të tjera kanë dalë nga vrasja në Elbasan që ndodhi ditën e sotme rreth orës 21:00. Kështu,  37 vjeçari u godit me thikë disa herë në trup duke humbur jetën rrugës për në spital.

Ndërkohë që ende nuk dihen arsyet e kësaj vrasjeje, “Panorama” mëson se 37-vjeçari ishte duke zbritur nga automjeti i tij në afërsi të stacionit të trenit në Elbasan.

Sapo ka dalë nga automjeti ai është rrethuar nga disa persona që dyshohet se po e prisnin aty. Ata e kanë qëlluar disa herë me thikë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

 Ai ka humbur jetën rrugës për në Spital.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *