Saturday , December 3 2016
maxresdefault_120

Detaje se si ndodhi aksidenti që i mori jetën këngëtarit Ergi Dini dhe shokut të tij

Aksidenti fatal që ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku humbën jetën dy të rinj, preku zemrat e shqiptarëve.

Të dy djemtë ishin emra të njohur për shumicën e njerëzve. Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti fatal që i mori jetën këngëtarit 22- vjeçar Ergi Dini dhe shokut të tij Kejdi Halili 21 vjeç.

Fituesi i spektaklit të talenteve “X Factor Albania”, mbrëmjen e djeshme, e hënë, rreth orës 21.20 po udhëtonin në bulevardin “Bajram Curri”, pranë urës së “Bllokut” në qendër të Tiranës.

Në bazë të hetimeve të para mësohet se dy të rinjtë kanë qenë duke dalë nga zona e ish-Bllokut në unazë te ura përballë Tajvanit të hipur në motorin e tyre tip Yamaha.

Dyshohet se dy të rinjtë nuk kanë qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe, por sipas dëshmitarëve drejtuesi i motorit i dha gaz atij duke ngritur gomën e parë në ajër.

Por ky ka rezultuar edhe momenti fatal, pasi Ergi dhe Kejdi kanë rënë mbrapsht, duke marrë dëmtime fatale në kokë.

Mësohet se dy të rinjtë nuk kanë qenë me kaska mbrojtëse, dhe se pavarësisht dërgimit në spital kanë ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.

Ergi Dini ishte këngëtar i talentuar dhe arriti të fitojë edicionin e tretë dhe të fundit të X-Factor Albania në sezonin 2014-2015. Ai ishte që vigjilje të nxjerrjes së një kënge të re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *