Monday , December 5 2016
tmp_20248-images2-1878880062

Dhuna në stadiume, policia nis trajnimet në “Elbasan Arena”

 

tmp_20248-images2-1878880062Qindra efektifvë policorë të FNSH-së, kanë bërë një trajnim që zgjati disa orë në stadiumin “Elbasan Arena”, në lidhje me sjelljen e tyre në shkallët e stadiumit.
“Elbasani Plus” mëson se efektivët e policisë janë vënë në kushtet e ngjarjeve si ajo që ndodhi të dielën në ndeshjen midis Partizanit dhe Skënderbveut, për t’u mësuar sesi duhet të sillen konkretisht në një situatë të tillë.
Jo vetëm kaq, por në stadium janë improvizuar skena nga më të ndryshmet me të cilat mund të haste policia në një ndeshje futbolli.
Për fat të keq, shpesh herë ndodh që nëpër stadiumet shqiptare të ketë akte të dhunshme dhe situata nuk është menaxhuar ashtu siç duhet.
Për këtë arsye, është gjetur me vend që herë pas here efektivët e policisë, kryesisht ato të FNSH-së, të bëjnë trajnime për t’i përballur sa më mirë të tilla situata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *