Monday , November 20 2017

Dhunohet barbarisht gazetarja. Emri

Gazetarja dhe anëtarja e re e PDK-së në Kosovë, Arbana Xharra, është dhunuar fizikisht mbrëmë nga disa persona në Prishtinë.

Ajo u dërgua në gjendje të rëndë në spital, por pas marrjes së ndihmës së nevojshme mjekësore gjendja e saj është e qëndrueshme.

Ish kryeredaktorja e gazetës “Zëri” në Kosovë edhe më parë ka qenë e kërcënuar.

Për dhunimin e Arbana Xharrës reagoi edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili u shpreh i tronditur dhe i shqetësuar me sulmin kundër anëtares më të re të PDK-së. Thaçi në “Facebook” ka shkruar se asgjë nuk e arsyeton sulmin ndaj Arbanës, duke kërkuar të zbardhet rasti.

“Jam thellësisht i tronditur dhe i shqetësuar me sulmin kundër Arbana Xharrës. Është krejtësisht i papranueshëm dhe i dënueshëm përdorimi i dhunës dhe asgjë nuk e arsyeton atë.
Si shoqëri nuk bën të lejojmë që dhuna të bëhet mjet i shprehjes së pakënaqësisë sonë.
Me këtë sulm të ulët nuk janë cenuar vetëm Arbana dhe familja e saj, por edhe parimet dhe vlerat demokratike mbi të cilat po e ndërtojmë shoqërinë tonë.
Organet e rendit duhet ta zbardhin në tërësi rastin dhe t’i sjellin sulmuesit para drejtësisë”, ka shkruar Thaçi në “Facebook”.

/ Top Channel

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: