Monday , December 11 2017

Dhunohet gazetarja nga Elbasani. Pezullohet polici (Foto)

Efektivi i policisë që u filmua duke dhunuar gazetaren e emisionit “Stop” është pezulluar.

“Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka urdhëruar pezullimin e punonjësit të policisë. Me urdhër të Drejtorit të  Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako, Drejtoria e Standarteve Profesionale, ka filluar menjëherë procedimim disiplinor ndaj efektivit te Policise, për shkelje të rëndë”, njoftojnë burime zyrtare nga policia.

Efektivi P.N. i Komisariatit të Policisë nr 4 në Tiranë, ka duke qenë me shërbim në Institutin e Fizikës Bërthamore dhe shfaqet në video duke shtyrë me dhunë gazetaren. Përveç dhunës, ai edhe e kërcënuar gazetaren e cila thjesht po bënte punën e saj, duke i thënë.

“Ti këpus të dy duart”, i ka thënë efektivi.

1 / 5

Gazetarja, përveç se është dhunuar nga policia, ka marrë një ‘goditje’ të dytë. Burime zyrtare njoftojnë se ndaj saj ka nisur një hetim për veprën penale: “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Për të njëjtën akuzë, ka nisur edhe procedimi penal për kameramanin.

Njoftimi i Policisë

Në lidhje me pamjet e transmetuara në emisionin investigativ “Stop”, në Televizionin Klan, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë sqaron se:

Më datë 24.05.2015, punonjësi i Policisë P.N., me detyrë trup shërbimi i ruajtjes dhe sigurisë së objekteve, në Komisariatin e Policisë nr 4, duke qënë me shërbim në Institutin e Fizikës Bërthamore, ka konstatuar dy shtetas, me profesion gazetarë, të cilët kishin hyrë në ambientet e brendshme të këtij institucioni.

Pas komunikimit për daljen e këtyre dy shtetasve jashtë ambienteve të Institucionit, ka hasur në kundërshtimin e tyre, R. M., 25 vjeçe dhe E. M., 31 vjeç, për të cilët janë referuar materialet proceduriale ne Prokurorine e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Kunde?rshtimi i punonje?sit te? policise? se? rendit publik”, parashikuar nga Neni 236/2 i Kodit Penal.

Githashtu nga kqyrja e kamerave te instaluara në këtë institucion, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka urdhëruar pezullimin e punonjësit të policisë.

Me urdhër të Drejtorit të  Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako, Drejtoria e Standarteve Profesionale, ka filluar menjëherë procedimim disiplinor ndaj efektivit te Policise, për shkelje të rëndë.

Loading...

Nje koment

  1. Gazetarja ose gazetaret kurva,kerkojne te bejne punen e tyre duke injoruar dhe duke mos respektuar punen e te tjereve,
    duke mos respektuar por injoruar ligjin me interpretimet e tyre idiote qe nuk I sherbejne kurre popullit por vetem interesave te ndyera te kesaj kategorie pa karakter.
    Ku e ka kete te drejte kjo kurve gazetare te hyje forcerisht ne nje institucion pa marre leje,dhe pa pike turpi denancon nje punonjes te thjeshte qe mundohet te beje punen e tij bazuar ne ligj per te suportur jetesen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: