Monday , December 5 2016
anje

Dhunoi 3 vjeçarin në kopsht, Gjykata shpall vendimin për Anjeza Shabanin. Ja sa dënohet

Gjykata e Tiranës në seancën e sotme e deklaroi fajtore Anjeza Shabani (Hushi), e cila u akuzua për keqtrajtim të miturish. Prokuroria kërkoi pak ditë më parë katër vite e gjashtë muaj burg për të, por dënimi u zbut nga gjykata.

Administratorja e kopshtit privat “Diren”, Anjeza Shabani, u filmua nga emsioni investigative “STOP” duke dhunuar një fëmijë tre vjeçar si dhe e denoncuar për dhunë mbi dy të mitur të tjerë është dënuar me dy vite burg. Anjeza Shabani, është dënuar sot nga Gjyaka e Tiranës me 2 vite burg, nën akuzën e “keqtrajtimit të të miturve”.

Por për shkak se ka fituar gjykim të shkurtuar, asaj ulet 1/3 e dënimit. E pandehura, e cila është hetuar me masën e sigurisë “arrest me burg” akuzohet se, në cilësinë e drejtueses së një kopshti të palicencuar, ka keqtrajtuar tre fëmijë që qëndronin në ambientet e administruara prej saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *