Friday , December 13 2019
Loading...

Digjet “Range Rover” në Elbasan, ja dyshimet e para

Mbrëmjen e djeshme është djegur mjeti tip “Range Rover”, në pronësi të shtetasit M.A.në Elbasan.

Nga informacionet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan bëhet e ditur se mjeti ishte i parkuar në rrugë pranë banesës dhe si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht.

Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është aksidental. Grupi hetimor vijon punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.