Saturday , December 10 2016
clinton-dioqeza

Dioqeza Romake Katolike e San Diego-s : Nëse votoni për Clinton, shkoni në ferr

Dioqeza Romake katolike e San Diego-s ka denoncuar ditën e premte nga një famulli e saj për adhuruesit se votimi në zgjedhje për demokratët është një ‘mëkat i vdekshëm’, që mund të çojë në një ferr të përjetshëm. Në datën 16 tetor një fletëpalosje javore është shpërndarë në ambientet e Kishës ku shënohej se tema të tilla si aborti, martesa brenda të njëjtit seks, eutoniza dhe çështje të tjera politike ishin ‘jo të diskutueshme’.

‘Është një mëkat i vdekshëm të votosh për demokratët’, shkruhet në insertin e lexuar, me fjalët e theksuara me gërma të mëdha.

“Në qoftë se peshkopi juaj, prifti juaj ose anëtarët e famullisë ju tregojnë se duhet të votoni për demokratët, ju duhet të largoheni nga këta njerëz. Shpirti juaj i pavdekshëm dhe shpëtimi juaj janë në rrezik’, shkruhet në fletëpalosje.

Të martën, votuesit amerikanë do të zgjedhin presidentin e ardhshëm pas një gare të ashpër ku sondazhet sugjerojnë se javët e fundit kandidatja demokrate ka forcuar në mënyrë të konsiderueshme pozitat e saj. Edhe në shtetet e tjera ku sondazhet përfundimtare nuk janë mbajtur ende ndjehet epërsia e kandidates demokrate Hillary Clinton ndaj republikanit Donald Trump. E njëjta situatë është edhe në Kaliforni, ku kjo famulli është vendosur. Peshkopi Robert McElroy nga Dioqeza Romake katolike e San Diego-s tha në një deklaratë se famullia, e cila do të shërbejë si një vendvotim, ka shkelur detyrat e saj fetare.

‘Është në kundërshtim me mësimin katolik që të bëhen deklarata të tilla se votimi për një kandidat demokrat apo republikan, automatikisht dënon zgjedhësit e këtij kandidati duke i çuar ata në ferr. Kisha katolike nuk miraton kandidatë të veçantë, nuk përdor mediat e famullisë apo buletine në favor të kandidatëve ose partive ose të angazhohet në aktivitete partiake politike të çdo lloji’, ka deklaruar peshkopi Robert McElroy.

Peshkopi Richard Perozich, nuk iu përgjigj as thirrjeve dhe as emailve të kishës ditën e premte ku ishin shpërndarë këto fletëpalosje. Dioqeza gjithashtu ka marrë në shqyrtim çështjen e datës 30 tetor ku në famulli qarkullonte një buletin që shprehte mllef kundër abortit dhe kufizime të tjera. Në këtë buletin gjithashtu fajësohen zyrtarë amerikanë që kanë lejuar ‘skllavërimin’ e shoqërinë amerikanë ndaj mëkatit.

“Djalli ka mashtruar shumë të krishterë duke kthyer vlerat e kësaj bote nga ato të krishtera në të kundërtat e tyre, shkruhet në buletin. Djalli e bën këtë punë me anë të taktikave të përshkruara nga Saul Alinsky. Këto taktika janë pjesë e rezultateve të Hillary Klinton; siç është shprehur vetë ajo: ‘kodet e rrënjosura thellë kulturalisht, besimet fetare dhe paragjykimet strukturore duhet të ndryshohen. Ky citat i një fjalimi të kandidates shihet si largim nga mësimet e Perëndisë. Alinsky ka qenë një pionier në organizimin e komunitetit të Çikago-s i njohur si konfrontues, edhe pse jo i dhunshëm, në taktikat e tij për të arritur ndryshimet shoqërore.

Clinton ka qenë një metodiste gjatë gjithë jetës, duke marrë pjesë fillimisht si fëmijë e më pas si prind. Ajo ishte Zonja e Parë që ka marrë pjesë në një kishë metodiste. Trump në anën tjetër mbështetet nga konservatorët fetarë dhe ungjillorët. Richard Schmalbeck, profesor në Duke University School of Low me ekspertizë jo-fitimprurëse, është shprehur se këto qëndrime nëpërmjet djallit apo një kandidati për president mund të kënë mjete lidhëse janë krejtësisht të pamundura. Djalli si koncept dhe një kandidat për president nuk kanë asnjë pikë takimi mes tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *