Thursday , April 19 2018

Disa këshilla si të luftoni stresin.

Turi dhe trupi ushqejnë vazhdimisht njëri-tjetrin, prandaj nëse stresoheni, jeni duke i bërë dëm shëndetit në përgjithësi. Stresi mund të sjellë ndryshime mjaft domethënëse në jetën dhe trupin tuaj.

Jeta është shumë e shkurtër dhe tepër e çmuar për ta kaluar në stres dhe ankth. Mirëqënia e njeriut nuk ka çmim. Prandaj ju meritoni të ndiheni të qetë dhe të lumtur çdo ditë.

Frymëmarrja është një pikë kyçe nëse jeni në akth apo të stresuar. Merrni tri herë frymë thellë dhe fokusohuni aty dhe kjo mënyrë e thjeshtë do t’ju mësojë të mbani në kontroll ankthin dhe panikun.

Gjumi është një tjetër element që nuk duhet nënvlerësuar, pasi stresi konik mund të ndikojë tek gjumi i natës, dhe gjumi më pas ndikon në shëndetin tuaj, citon Elbasani Plus.

Po kështu, mundohuni të konsumoni ushqime të shëndetshme. Pasi gjithmonë kur jemi në ndikimin e stresit priremi të konsumojmë ushqime të pa shëndetshme.  Si psh.kafe, alkool, cigare, patate të skuqura etj…eleminoni!

Tjetër këshillë e rëndësishme është mënyra se si ju menaxhoni energjitë dhe kohën tuaj. E qeshura është ilaçi më i mirë, “ të zgjat jetën”, thotë një shprehje e urtë.

Gjithashtu, e rëndësishme është të argëtoheni. Mudohuni të kaloni sa më shumë kohë më shoqërinë, të gjeni kohë për argëtim.

Aftësia juaj për të menaxhuar stresin, përcakton cilësinë e jetës suaj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: